Këngëtarja Era Istrefi ishte mjaft aktive edhe gjatë vitit 2017.
Ajo solli gjithsej dy projekte, “Redrum” dhe bashkëpunimin me French Montanën, “No I Love Yous”, të cilat u pëlqyen shumë.
Bujë të madhe në media bëri edhe lajmi për ndarjen e saj nga ish-menaxheri dhe i dashuri, Faton Shoshi.
Era tashmë është beqare, dhe këtë e ka treguar edhe së fundmi përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory.
Istrefi ka publikuar një fotografi nga një restorant, ku ka shkruar në mbishkrimin e saj se po e shijon mëngjesin e vetme, duke e quajtur veten si shoqen e saj më të mirë.
Ky mesazh duket të ketë qenë i qartë për të treguar se Era po e shijon më së miri kohën nën shoqërinë e vetes së saj.