Era Istrefi në krahët e Ronaldinhos në Rusi

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 13:55 | Nga

Vetëm pak orë e ndajnë këngëtaren e njohur nga Kosova, Era Istrefi, nga performanca e saj në finalen e Botërorit “Russia 2018”.

Era ka mbërritur në Rusi prej disa ditësh së bashku me aktorin e njohur Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam, me të cilët edhe këndon këngën zyrtare të Botërorit. Atje ata kanë mbajtur edhe një konferencë shtypi.

Ndërkohë që sot këngëtarja e talentuar shqiptare ka zhvilluar edhe provat e fundit përpara performancës së sotme, e cila do të mbahet pikërisht në ceremoninë përmbyllëse të evenimentit më të rëndësishëm në glob për sa i përket futbollit.

Por disa foto të publikuara në rrjetet sociale, na kanë zbuluar se sot Era është takuar edhe me një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit të viteve të fundit, brazilianin Ronaldinho, transmeton syri.

Këngëtarja nuk e ka humbur rastin që të shkrepë një foto edhe me ish-yllin e Barcelonës, Milanit e PSG-së, të cilin shqiptarja e ka falënderuar publikisht për faktin që ai e ka shoqëruar në prova.

https://www.instagram.com/p/BlOYvFkjjGt/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme