Të gjithë krenohemi me sukseset e këngëtarëve shqiptarë, që arrijnë të çajnë në tregun ndërkombëtar. Era Istrefi është njëra prej këtyre artisteve, që ka arritur që zëri i saj të njihet edhe në botë. Suksesi i saj i fundit është kënga zyrtare e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, që do të na shoqërojë për një muaj, por jo vetëm. Era në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam sollën këngën “Live it up”, dhe ky nuk është një sukses i vogël për këngëtaren nga Kosova.
Gjithsesi, edhe pse kënga e saj, është ajo zyrtarja e Kampionatit Botëror, Era nuk do të këndojë sonte në çelje të “Rusi 2018”. Në një prononcim për “Lajmi. Net”, mamaja e Erës, Suzana Tahirsylaj ka treguar se Era nuk do të performojë sonte, por në finale.
“Era ka me qenë në finale e Kampionatit, ka me performu “live”,-ka thënë ajo.
Ndërkohë sonte në ndeshjen hapëse, sipas mediave të huaja do të perfomojë Robbie Williams.