Në një sondazh online të quajtur “Wiwi vision”, Era Istrefi rradhitet në vendin katërt nga 70 shtetet pjesëmarrëse, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Senzacioni i këngës “BonBon” Era Istrefi, e cila tashmë ka thyer çdo rekord sa i pëket klikimeve në YouTube është përfshirë në një sondazh në portalin online Wiwibloggs, garë kjo e cila quhet Wiwivision që përcjellë Eurovisionin çdo vit.
Istrefi është renditur e katërta nga 70 këngët konkurruese nga mbarë Evropa duke grumbulluar 239 pikë. Quditërisht kënga nuk duket shumë e pëlqyer per juritë e shteteve duke marrë kështu mbi 200 pikë vetëm nga votuesit. Por këngëtarja nuk duket se ka shprehur deri më tani ndonjë interesim për një pjesëmarrje të tillë.