Erërat e fuqishme që kanë fryrë sot kanë shkatërruar disa tenda dhe drunj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, sikur shihet në video-incizimin e Ekonomia Online. Përveç dëmeve materiale, për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shpjeguar se tendat kanë qenë të vendosura nga OSBE-ja për Panairin “Gratë në Biznes”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Departamentit të Shërbimeve Publike dhe zjarrfikësit e Prishtinës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe ka dëme vogla materiale (tri vetura të parkuara). Ekipet e emergjencës janë duke pastruar terrenin”, ka shkruar Ahmeti, në faqen e e tij në Facebook.