Erdhën në pushtet për ta ndalur hajninë e korrupsionin, por përfunduan duke e ndalur rrymën e tash edhe rrogat, nën shantazh e kërcënim.
Bashkë me to po e ndalin edhe rritën e zhvillimin e shtetit.
Me shtresa shoqërore nuk flasin, me Vuçiçin i ri-nënshkruajnë marrëveshjet që dikur i quanin tradhëti kombëtare; regres e mjerim politik.
Kafshatë që s’kapërdihet qenka rezultati i një euforie politike të cilën po e jetojmë çdo ditë nën dritën e qirinjve dhe zhurmën e agregatëve.