Një fushatë promovimi nën etiketimin “Maldivet e Evropës” nxiti shumë turistë të vizitojnë skajin më jugor të vendit, Ksamilin.
Qeveria shtyu nje promocion ne rrjet dhe mbulim maksimalisht pozitiv mediatik te fluksit te turisteëëve dhe “çmimeve te ulëta ne Maldivet Shqiptare”, dhe neper ekrane nuk u ekspozua thuajse asnjë problematikë mbi sektorin.
Por ndodhi ajo që pritej.
Ata që erdhën e panë se as Ksamili nuk është Maldive apo Karaibe as Saranda nuk është Majemi. Këtë ne e dimë, madje dimë se Ksamili është zona me tipike e kaosit urban informal, shembulli me tipik i modelit “Bathore”, nje xhungël që më shumë se me Maldivet ngjan me periferitë e qyteteve te mbipopulluara indiane.
Komentet e pushuesve të huaj dhe eksperiencat e tyre qe dëshmojnë: kaos, harbutëri të pronarëve, çmime aspak të arsyeshme, mashtrues në çdo cep…. ulën vlerësimin e Trip Advisor nga 5 në 2 per Ksamilin vetëm brenda kësaj vere.
Ja njeri prej vlerësimeve, një pushues britanik:
“Mos u besoni videove në internet. Edhe pse apartamentet janë ‘të lira’, ju do të humbni një shumë të çmendur parash në ‘restorante’ (zgara me ushqim të shpejtë me cilësi të ulët në fakt). Pothuajse të gjithë këtu do të përpiqen t’ju mashtrojnë, veçanërisht tregtarët dhe shoferët e taksive (këta të fundit vijnë te njerëzit në stacionin e autobusit, duke u thënë turistëve se autobusi është anuluar në mënyrë që ata të mund të paguajnë 30+ € për udhëtim 15-20 minutash). Plazhet janë të mbipopulluara dhe nëse nuk paguani 25 € për shezlong, do t’ju vizitojnë rojet e sigurisë, megjithëse asnjë plazh nuk është privat”.
Maldive nuk te ben vetem natyra e bukur, aq me shume vetem nje cep i zones turistike qe reklamohet ane e kend. Maldivet jane simboli i turizmit elitar boteror, i shtrenjte dhe padyshim ku sherbimi eshte i shkalles superiore.
E mendoni dot nje vend turistik ku pushuesi nga Gjermania prenoton ne Prill dhe kur vjen ne Korrik nuk e gjen dhomen te lire, sepse erdhi dikush tjeter qe i dha pronarit pazar me te mire?
Nderkohe, promovimi i forte i cmimeve te uleta (qe s’jane te uleta) rrezikon te shkaktoje nje rritje te forte te cmimeve vitin tjeter, edhe pa koeficentin e mashtrimeve.
Te shesesh dicka qe nuk e ke, eshte mashtrim. Ksamili deshmoi se kjo strategji ecen vetem nje sezon. Reklama “fake” kthehet shpejt ne bomerang. Ndaj duhet te ndryshojme strategji sa nuk eshte vone, duke synuar permiresimin e infrastruktures dhe rritjen e standardit te sherbimeve, ndryshe vitin tjeter e ne vazhdim bejini shu…. Maldiveve.