Erdhi në jetë 5 muaj para kohe, foshnja më e vogël në botë feston ditëlindjen

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Vogëlushi Richard, i cili kur lindi peshonte, më pak se gjysmë kile festoi 1 vjetorin e ditëlindjes.

Sipas Rekordit Guinnes ai konsiderohet si fëmija më prematurë, në të gjithë botën, i cili arriti të mbijetojë. Sot vogëlushi 1 vjeçar gëzon shëndet të mirë.

Richard Scott William Hutchinson  lindi  pesë muaj para kohe, 131 ditë para datës së pritshme të lindjes, mjekët besonin se ai nuk do të mbijetonte. Në fakt, ata i përgatitën prindërit e tij për më të keqen.

Beth Hutchinson (nëna)  lindi djalin e vogël në Spitalin e Fëmijëve në Minneapolis, SHBA.

Kur lindi, Richard ishte aq i vogël sa prindërit e tij mund ta mbanin në pëllëmbë të dorës.

Erdhi në jetë 5 muaj para kohe/ Foshnja më e vogël në

“E dija se javët e para të jetës së Richard do të ishin shumë të vështira, por mendova nëse ai mund ta kapërcente atë, ai mund  të mbijetonte, ” tha nëna për  CNNi.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, prindërit e Richard nuk mund ta kalonin natën me fohshnjën  në spital dhe as të afërmit e tjerë nuk mund ta shihnin.

Kështu që prindërit e tij shkonin çdo ditë në spital për të qenë pranë tij.

Erdhi në jetë 5 muaj para kohe/ Foshnja më e vogël në

“Ne u siguruam që ishim atje për ta mbështetur atë”, tha Rick për Librin e Rekordeve Botërore Guinness.

“Unë mendoj se kjo e ndihmoi atë sepse ai e dinte se mund të mbështetet te ne. Nuk mund ta besoja, ai ishte i njëjti djalë i vogël që dikur ishte aq i sëmurë sa që kisha frikë se nuk do të mund të mbijetonte. I njëjti djalë i vogël që dikur ishte sa një pëllëmbë, me lëkurë aq transparente sa mund të shihja çdo brinjë dhe çdo enë në trupin e tij të imët. Është e pabesueshme. Ende jemi të befasuar. Por ne jemi të lumtur. Është një mënyrë, për të rritur ndërgjegjësimin rreth lindjeve të parakohshme”, tha nëna e Beth, kur u pyet për rekordin botëror të djalit të saj Guinness.

Në dhjetor të vitit 2020 dhe pasi kaloi gjashtë muaj në spital, Richard shkoi për herë të parë në shtëpi me familjen e tij.

Të ngjashme