Erdogan dhe Putin: Jemi thellësisht të shqetësuar nga rritja e tensioneve SHBA-Iran

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Rusisë Vladimit Putin, me anë të një deklarate të përbashkët kanë reaguar pas rritjes së tensioneve SHBA-Iran dhe për pasojat negative të tyre në Irak.

“Ne kemi vendosur që të ndërmarrim iniciativë dhe si ndërmjetës u bëjmë thirrje të gjitha palëve në Libi që të ndërpresin armiqësisë që nga ora 00:00 më 12 janar, të shpallin armëpushim të qëndrueshëm të mbështetur nga masat e nevojshme që do të ndërmerren për stabilizimin e situatsë në terren dhe normalizimin e jetës së përditshme në Tripoli dhe në qytetet e tjera”, thotë deklarata.

Erdogan dhe Putin, u shprehën të përkushtuar në angazhimin e tyre të fuqishëm ndaj sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe unitetit kombëtar të Libisë.

“Ne mbështesim Procesin e Berlinit i cili është në vazhdim e sipër dhe i cili ka për qëllim të krijojë një atmosferë të favorshme për të rigjallëruar procesin politik të lehtësuar nga OKB”, thuhet në deklaratë, duke iu referuar disa takimeve të nivelit të lartë të mbajtur në Berlin që nga shtatori i kaluar për t’i dhënë fund konfliktit libian, njofton Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.

Takimet u mbajtën me pjesëmarrjen e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Negociatat njihet si Procesi i Berlinit.

Deklarata gjithashtu rikujtoi se “Procesi i Berlinit”, mund të japë rezultate të prekshme me përfshirjen dhe angazhimin e libianëve dhe vendeve fqinje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme