Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani, e cila i uroi atij dhe gruas së tij shërim të shpejtë.
Erdogan, i infektuar me koronavirus së bashku me gruan, shkroi se të dy e falenderojnë atë dhe popullin e Kosovës.
“Zonja Presidente, unë dhe gruaja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës në praninë tuaj. Faleminderit”, shkroi Erdogan.
Paraprakisht, Presidentja Osmani kishte shkruar:
“I uroj shërim të shpejtë Presidentit Erdogan dhe Zonjës së Parë Emine Erdoğan!”, duke shtuar në turqisht “Geçmiş olsun” – urimin të cilin turqit e përdorin në të tilla raste për t’i uruar njëri-tjetrit shëndet.
Wishing a speedy recovery to President @RTErdogan and First Lady Emine Erdoğan!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 5, 2022
Geçmiş olsun. https://t.co/8mdvgSrR1U