Erdogan kritikon njollosjen e fushatës ushtarake “Burimi i Paqës”

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi mediat e huaja për keqinformimet mbi operacionin antiterrorist “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, raporton AA.

“Çdo herë, kjo është taktika e tyre. Edhe tani po përdorin të njëjtën taktikë”, tha Erdoğan para gazetarëve në Aeroportin Ataturk të Stambollit, para nisjes për në Baku të Azerbajxhanit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Këshillit Turk.

“Ne do të përpiqemi ta tregojmë të vërtetën”, shtoi ai.

Erdogan paralajmëroi se Turqia do t’i informojë pjesëmarrësit në samit lidhur me operacionin.

Presidenti turk po ashtu u kërkoi aleatëve të NATO-s të mbështesin këtë operacion të Turqisë.

“A do të radhiteni në anën e aleatit tuaj që është anëtar i NATO-s, apo në anën e këtyre terroristëve? Natyrisht, nuk përgjigjen”, deklaroi Erdoğan, duke shtuar se qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg është i ndryshëm nga ai i disa vendeve anëtare të aleancës.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë  njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Të ngjashme