Erdogan nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Parlamentit turk, Mustafa Sentop ka njoftuar se ka nominuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për Çmimin Nobel për Paqen rreth përpjekjeve të tij për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

“Unë e nominova presidentin Erdogan për Çmimin Nobel për Paqe për shkak të përpjekjeve në arritjen e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës”, ka thënë Sentop.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Turqia ka marrë pjesë vazhdimisht si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës.

Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, më 22 korrik u nënshkrua një marrëveshje për eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina, Iniciativa për Drithin e Detit të Zi, e cila u zgjat për 120 ditë më 17 nëntor.

Marrëveshja ndihmoi në shmangien e një krize globale ushqimore duke lejuar eksportin e ushqimit dhe plehrave nga disa porte të Detit të Zi të Ukrainës të bllokuara nga Rusia.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Të ngjashme