Numri i viktimave të tërmetit që e goditi janonin e Egjeut në Turqi të premtën është rritur në 58, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Të paktën 896 njerëz mbetën të lënduar nga tërmeti prej 6.6 shkallësh të Rihterit që goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë.
“Ne jemi të vendosur të fashojmë plagët e vëllezërve dhe motrave tona në Izmir, të cilët u prekën nga tërmeti para se të fillonte moti i ftohtë dhe shiu”, tha Erdogan në një takim të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim në provincën e Samsunit, raporton Anatolia.
Më herët, Erdogan tha se shtëpitë e reja do të ndërtohen për ata që do të mbeten të pastrehë sa më shpejt të jetë e mundur.