Erdogan: ShBA-ja nuk përfiton asnjë nga gjuha kërcënuese

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 13:04 | Nga

Gjuha kërcënuese e Shteteve të Bashkuara nuk do t’i sjellë përfitime askujt. Kjo është kundërpërgjigjja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhënë këtë të mërkurë, teksa marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s janë tendosur për shkak të burgosjes së një pastori amerikan në Turqi, mbi akuza terrorizmi, shkruan AA.

Ai deklaroi më tej se ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu do të zhvillojë bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të takimit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në Singapor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme