Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan ka kritikuar Shtetet e Bashkuara mbi vonesat në krijimin e një zone të sigurtë në Siri, duke thënë se nëse Uashingtoni nuk do të kontribuojë në këtë përpjekje, Ankaraja do ta bëjë atë e vetme.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij turk Reccep Tayip Erdogan, diskutuan muajin e kaluar për ngritjen e zonës së sigurtë në lindje të lumit Eufrat në Siri.
Turqia ka kërkuar që milicia kurde e Sirisë të tërhiqet nga atje. Presidenti Erdogan po kërkon ndihmë logjistike dhe financiare nga Uashingtoni për këtë proces.
Presidenti turk tha të martën se nëse SHBA-ja nuk i përmbahet premtimit për “pastrimin e rajonit nga terroristët” dhe nuk kontribuon në krijimin e një zone të sigurt nën kontrollin e Turqisë, atëherë “ne do të kujdesemi për këtë punë”, transmeton rel.
Presidenti Erdogan paralajmëroi se durimi i Ankarasë po zbehet në raport me tërheqjen e luftëtarëve kurdë nga qyteti sirian Manbij.