Erdogan takon Ramën, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për arsim, komunikim e bujqësi

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Shqipëri, ku tashmë është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi e cila po e përcjell nga afër këtë vizitë të presidentit turk në Shqipëri, përmes një lidhje direkte në “Kosova Today” bëri të ditur se pritet të bëhet nënshkrimi i tri marrëveshjeve.

Ajo gjithashtu njoftoi se këto tri marrëveshje kanë të bëjnë me arsimin, komunikimin dhe bujqësinë.

Të ngjashme