Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia e sheh veten si një pjesë të pandashme të Evropës.
Por, ai ka shtuar se Turqia nuk do të dorëzohet para sulmeve dhe standardeve të dyfishta, shkruan Reuters.
“Ne e shohim veten si një pjesë e pandashme e Evropës … Megjithatë kjo nuk do të thotë që ne do të përkulemi ndaj sulmeve të hapura ndaj vendit dhe kombit tonë, padrejtësive dhe standardeve të dyfishta”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të Partisë AK.
“Ne nuk besojmë se kemi ndonjë problem me ndonjë vend që nuk mund të zgjidhet përmes politikës, dialogut ose negociatave”.