Erdogan: Turqia me vendosmëri do të vazhdojë përpjekjet e saj për armëpushimin e përhershëm në Ukrainë

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një konferencë për media pas takimit me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, ka thënë se Turqia me vendosmëri do të vazhdojë përpjekjet e saj për arritjen e një armëpushimi të përhershëm midis Rusisë dhe Ukrainës.

Erdogan tha se Turqia dhe Gjermania ranë dakord për të rritur përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës së Ukrainës duke marrë masa për sigurinë evropiane.

Ai theksoi se të dyja vendet janë të vendosur për rritjen e vëllimit të tregtisë dypalëshe në 50 miliardë dollarë.

Të ngjashme