Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit në TRT Wold Forum 2019 deklaroi Turqia nuk synon tokat e asnjë shteti, lirinë ose interesat e asnjë populli, raporton Anadolu Agency (AA).
“Çdokush mund të gjendet në Siri, Irak, Afganistan, Libi, Afrikë, Ballkan me qëllime të tjera. Turqia është atje vetëm për shkak të unitetit të fatit që ka me vëllezërit e saj. Ky është një virtyt i madh që nuk mund ta kuptojnë ata që “një pikë nafte e shohin më të vlefshme se sa një pikë gjak”, tha Erdogan.
I pari i shtetit turk gjithashtu u shpreh se asnjëherë nuk do të ulet në tryezë me asnjë organizatë terroriste.
“Gjatë periudhës 17-18 vjeçare të detyrës tonë ne si Turqi asnjëherë nuk jemi ulur dhe nuk do të ulemi në tryezë me një organizatë terroriste”.
Erdogan bëri thirje për ristrukturimin e institucioneve kryesore të sistemit global, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara (OKB).