Erdogani i shkon sot Putinit në Rusi, ja temat që pritet t’i diskutojnë

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta presë të mërkurën homologun e tij turk, Rexhep Erdogan, në takimin e parë mes tyre pas 18 muajve. Në tavolinë pritet të shtrohen shumë tema.

Në takimin që do të mbahet në qytetin Sochi, që shtrihet buzë Detit të Zi, jo shumë larg Turqisë. Që nga takimi i fundit mes dy udhëheqësve, çështjet që duhet të diskutohen vetëm janë grumbulluar, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Përpos për konfliktet në Siri e Libi, Putini e Erdogani pritet të diskutojnë për Kaukazin e Jugut dhe Ukrainën, zgjerimin e eksportit të gazit rus dhe blerjen e mundshme të grupit të dytë sistemit raketor, S-400, nga Turqia, pavarësisht ankesave të Shteteve të Bashkuara.

Në Siri, Ankaraja dhe Moska janë palë të kundërta të konfliktit, ndonëse janë koordinuar dhe kanë bashkëpunuar për këtë çështje vjetëve të fundit. Erdogani pritet t’i kërkojë Putinit që ta respektojë armëpushimin e arritur vitin e kaluar për të mos u sulmuar rebelët e përkrahur nga Turqia.

Udhëheqësit pritet të diskutojnë edhe për Nagorno-Karabakun, për të cilin Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë të shkurtër në vjeshtën e vitit të kaluar, në përpjekje për ta ringjallur diplomacinë në Kaukazin Jugor.

Në Agjendë pritet të jetë edhe Ukraina. Turqia e cilëson të paligjshëm aneksimin e Krimesë nga Rusia, por nuk është bërë pjesë e sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës. Në anën tjetër, Rusia është e shqetësuar me rritjen e bashkëpunimit mes Turqisë e Ukrainës në fushën e mbrojtjes.

Pjesë e diskutimeve mund të jetë edhe blerja e sistemit rus, S-400, nga Turqia. Ky shtet tashmë e ka blerë sistemin në vitin 2019, duke nxitur sanksione nga ShBA-ja, por Turqia synon të blejë edhe një grup të dytë të sistemit mbrojtës.

Të ngjashme