Erdogani: Më shumë se 8 mijë njerëz u nxorën të gjallë nga rrënojat

Prishtinë | 14 Shk 2023 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se tetëmijë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që ofruan mbështetje pas tërmeteve të dyfishta vdekjeprurëse.

Ai tha gjithashtu se një numër i madh prej mbi 81 mijë personash, që u lënduan nga tërmetet, janë liruar nga spitalet, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe motra që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë, duke mbështetur përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe duke mos na harruar në lutjet e tyre”, shtoi Erdogan.

Turqia nuk do ta harrojë kurrë “miqësinë që treguat në këtë ditë të errët”, tha ai.

Të ngjashme