Erdogani pritet ngrohtë në Serbi (Foto)

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi, ku u prit nga homologu serb, Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Serbi lidhej me nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë.

Pjesë e projektit që kap shifrën e 3 miliardë eurove është edhe kompania turke, ‘Tasyapi’. Vetë Turqia financon një pjesë të konsiderueshme të autostradës.

Lideri turk u prit ngrohtë nga serbët, dhe nga fotot e publikuara nga Erdogan në rrjetet sociale shihet qartë harmonia mes tyre.

Të ngjashme