Një vajzë e vogël vuri sërish në provë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke prerë shiritin në një ceremoni inaugurimi para tij.
Ngjarja e të enjtes, në përurimin e një parku publik në Ankara, risolli në vëmendje një incident të ngjashëm të ndodhur në shtator të këtij viti, kur Erdogan goditi në kokë një djalë të vogël, i cili e preu shiritin para tij.
Por këtë herë, edhe pse e qortoi disa herë vajzën, Erdogan u përmbajt dhe nuk e preku me dorë. Zyrtarët e pranishëm u përpoqën t’ia merrnin gërshërët nga dora vajzës, por më kot.