Erë deri më 100 kilometra në orë në Ohër

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 14:51 | Nga

Erë e fortë jugore, e cila ka arritur një shpejtësi prej rreth 100 kilometrash në orë, ka shkaktuar probleme në Ohër, raporton portal Ohrid News.

Ky portal njofton se nga fuqia e erës janë shkulur dhe drunj të cilët kanë bllokuar trafikun në këtë qytet.

Ndërkaq në rrjetet sociale, po qarkullojnë video ku shihet që uji ka filluar të futet edhe nëpër kafiteritë që gjenden afër bregut të liqenit.

Ndërsa lartësia e ujit, siç kanë njoftuar autoritetet kompetente dje, është mbi nivelin e lejuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme