Erëra të forta e rrebeshe shiu edhe në Durrës, pushuesit mbyllin çadrat dhe largohen nga plazhi

Prishtinë | 30 Gus 2025 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Moti i paqëndrueshëm sjell shi dhe erë të fortë në Durrës.

Siç ishte paralajmëruar nga parashikimet meteorologjike, pas një paraditeje plot diell, moti ofroi kushtet e një stuhie me rrebesh shiu dhe erë të fortë.

I gjithë gjiri i Durrësit po përballet me mot të paqëndrueshëm.

Në zonën e plazhit, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe stuhisë së momentit, u mbyllën çadrat dhe larguan pushuesit, duke ndryshuar menjëherë ditët e nxehta të verës dhe duke i dhënë këtij fund gushti atmosferën e vjeshtës./TCh/

Të ngjashme