Ekonomia Online
FUNDIT

Erërat e forta gjatë mbrëmjes, Komuna e Prishtinës: Janë shkaktuar dëme të lehta materiale

Erërat e forta gjatë mbrëmjes, Komuna e Prishtinës: Janë shkaktuar dëme të lehta materiale

Si shkak i erërave gjatë mbrëmjes, raportohet për disa dëme në Prishtinë. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme. Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës 📢 Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se, si […]

Si shkak i erërave gjatë mbrëmjes, raportohet për disa dëme në Prishtinë. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës

📢 Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se, si pasojë e erërave të forta që kanë qenë prezente gjatë mbrëmjes 🌬️, janë shkaktuar dëme të lehta materiale 🏠.

👨‍🚒 Ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit janë në terren dhe po vazhdojnë angazhimin e tyre, duke mbuluar edhe Komunën e Fushë Kosovës 🧯.

⚠️ Ju ftojmë për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme.

📞 Në raste emergjente, kontaktoni numrat:

0800 122 44 | 0800

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca  e Kryeqytetit do të jetë në gatishmëri të vazhdueshme dhe qytetarët do të njoftohen për çdo zhvillim të ri.

Të ngjashme