Ekonomia Online
FUNDIT

Erërat e forta godasin Brazilin, pesë të vdekur dhe dëme të shumta materiale

Erërat e forta godasin Brazilin, pesë të vdekur dhe dëme të shumta materiale

Pesë persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale kanë lënë pas erërat e forta, që arritën deri në 124 km/orë dhe përfshinë pjesë të Brazilit. Dy nga viktimat u regjistruan në lagjen Santa Teresa të Rio de Janeiros, kur u shtypën nga një mur që u shemb për shkak të erërave. Një kamerë sigurie […]

Pesë persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale kanë lënë pas erërat e forta, që arritën deri në 124 km/orë dhe përfshinë pjesë të Brazilit.

Dy nga viktimat u regjistruan në lagjen Santa Teresa të Rio de Janeiros, kur u shtypën nga një mur që u shemb për shkak të erërave. Një kamerë sigurie regjistroi momentin e tragjedisë.

Dy persona të tjerë vdiqën pasi u zunë nga pemët, njëri teksa ishte në këmbë dhe tjetri në një makinë, ndërsa viktima e pestë ishte një peshkatar, varka e të cilit u përmbys nga erërat e forta.

Video të tjera kanë treguar materiale që shkulen nga çatitë e ndërtesave dhe bien në rrugë, si dhe skela që rrëzohen nga erërat.

🚨AGORA: Homens que estavam trabalhando sob um andaime foram pegos de surpresa com a chegada da forte ventania no Condomínio Barra Bali, na Barra da Tijuca, na Zona Sudoeste do Rio de Janeiro.

Ainda não há relato de feridos. pic.twitter.com/F4hX2nYTF4

— DIRETO DO MIOLO (@diretodomiolo) July 29, 2026

Pamje paniku u regjistruan gjithashtu në plazhe të mbushura me njerëz, të cilët mezi qëndronin në këmbë për shkak të erërave të fuqishme.

Meteorologët shpjeguan se këto fenomene lidhen me përparimin e një fronti të ftohtë në Brazilin qendror dhe jugor. Kur sistemi u përball me një masë ajri të ngrohtë dhe të lagësht, u krijuan kushte për shfaqjen e stuhive, ndryshimeve të papritura të temperaturës dhe shpërthimeve të forta të erës.

Të ngjashme