Dje nga të reshurat e rrëmbyeshme të përcjella me erëra të forta, janë shkaktuar dëme në disa fshatra dhe qytet.
Menjëherë pas marrjes së informacioneve, ne vendin e ngjarjes kanë dalë shërbimet emergjente.
Komisioni për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, ka dal ne të gjitha ato vende që nga qytetarët është raportuar për dëme materiale dhe ka vlerësuar se janë bërë dëme të konsiderueshme materiale në ekonomi familjare, shtëpi banimi, stalla e ahrije, në biznese dhe industri.
Komisioni edhe ditëve në vazhdim do të dal në teren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e mbrëmshme.
Përpos dëmeve të shkaktuara në bujqësi, ekonomi familjare dhe biznese, është dëmtuar edhe mbuloja e stadiumit sintetik të futbollit.