Mëlçia është organi më i madh në trup dhe ka disa përgjegjësi shumë të mëdha: filtron gjakun, përpunon lëndët ushqyese, ndihmon për të luftuar infeksionet, për të prodhuar proteinat që ju duhen për mpiksjen e gjakut etj.
Të gjitha këto funksione bëjnë që ajo të jetë e sulmuar nga të gjitha anët, duke rritur rrezikun për zhvillimin e problemeve me mëlçinë, cirrozës, madje edhe kancerit.
Ja cilat janë disa nga erëzat që mund të kurojnë mëlçinë!
Xhenxhefili
Xhenxhefili është i pasur me antioksidues që posedojnë veti antiinflamatore, antivirale dhe antimikrobiale. Kjo erz ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë, zhbllokimin e arterieve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, uljen e kolesterolit në gjak me 30%.
Qimnoni
Studime të ndryshme kanë treguar se qimnoni mund të rrisë fuqinë detoksifikuese të mëlçisë ndërkohë që stimulon sekretimin e enzimave nga pankreasi, që ndihmon sistemin të absorbojë lëndët ushqyese.
Koriandër
Farat e koriandrës ndihmojnë në uljen e niveleve të lipideve në gjak tek njerëzit që vuajnë nga diabeti ose janë obezë. Kjo erz ul gjithashtu nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit të keq (LDL), ndërkohë që rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL). Gjethet e freskëta të selinos ndihmojnë për të nxjerrë metalet e rënda nga trupi, duke lëvizur mërkurin, kadmiumin, plumbin dhe aluminin që janë ruajtur në tru, shtyllë kurrizore dhe sistemin nervor qëndrosh, kështu trupi mund t’i eliminojë më lehtësisht.
Kanella
E përdorur për shekuj me radhë në gatime të ndryshme si dhe në mjekësinë popullore, kanella pengon formimin e pllakës bakteriale tek arteriet dhe përshpejton metabolizmin, të dyja këto procese shumë të rëndësishme për mëlçinë.
Shafrani i Indisë
Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësi kurkuminë, që gjendet tek shafrani i Indisë, ndihmon në shërimin e mëlçisë duke asistuar në detoksifikimin e saj dhe forcimin e gjithë trupit.