Eric Thohir, i cili bleu aksionet e Interit nga familja Moratti, nuk do të jetë më pjesë e klubit zikaltër, pasi vendosi të shesë edhe 31% të aksioneve që i kishin mbetur ende.
Bosi indonezian shiti shumicën e aksioneve në 2016-ën te kinezët e Suning, që janë edhe aksionerët kryesorë të klubit zikaltër, ndërsa aksionet e mbetura i shiti vetëm sot, te Lion Rock Capital.
Bëhet fjalë për një kompani kineze, e cila është themeluar në vitin 2011 dhe ofron konsulencë dhe mbështetje për sipërmarrjet e mëdha të biznesit, ndërsa tashmë do të ketë 321 % të aksioneve në klubit të Interit.
Vetë kompania Suning, e cila ka maxhorancën e aksioneve të Interit, ka përshëndetur blerjen e aksioneve nga ana e Lion Rock Capital, duke vlerësuar se kjo lëvizje do të ndihmojë më shumë rritjen e klubit zikaltër.