Një incident shumë i keq ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës.
Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë, shkruan Gazeta Express.
Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, teksa mund të ketë pësuar sulm në zemër.
Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën e parë.
Ndeshja është ndërprerë prej më shumë se 10 minutave.