Christian Erikseni është rikthyer në futboll, shtatë muaj pas arrestit kardiak në fushë gjatë Euro 2020, duke nënshkruar marrëveshje me klubin e Premierligës Brentford.
Brentfordi njoftoi të hënën herët se mesfushori danez Eriksen ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmujore me klubin, raporton Gazeta Express.
“Brentford FC konfirmon se ka nënshkruar me mesfushorin e Danimarkës Christian Eriksen. 29-vjeçari e nënshkroi marrëveshjen pasi i kaloi testet mjekësore”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.