Erion Braçe jep detaje për të infektuarin e gjashtë me Coronavirus

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka dhënë detaje të reja për 31 vjeçarin i cili është i gjashti i infektuar me koronavirus atje.Braçe thotë se ai kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital atje, ndërsa përcjell një mesazh për të gjithë ata që kanë vizituar Italinë përgjatë dy javëve të fundit.

“Njerëz nëse keni qenë në Itali dy javët e fundit rrini në shtëpi! Mos dilni! Mos shkoni në kafe a restorante! Infektoni të tjerë kështu! Ky virus shfrytëzon fort mënyrën tonë të jetesës; E dimë mirë, ne jemi popull shumë social, “bëhemi shumë” me njëri-tjetrin!”

“I infektuari i 6-të është një djalë i ri që ka shkuar vec për disa orë në Milano, “për të parë dajën e shtruar në spital atje”! Vec kaq pak është dashur! Pastaj dashuria e madhe për njëri-tjetrin këtu e përhap me qef virusin! Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! Rri në shtepine tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do!Bëje tani!”, shkruan Braçe, raporton Tch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme