Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka marrë dy goditje në prag të ndeshjeve të para eliminatore për Botërorin Kina 2019.
Erjon Kastrati është lënduar në ndeshjen e së hënës me skuadrën e tij Petrol Olimpija dhe nuk do të mundë të luajë të premten e të dielën, njoftoi Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një statusi në Facebook.
Edhe amerikani Shawn Jones nuk iu ka përgjigjur ftesës së përzgjedhësit Brad Greenberg, me arsyetimin se ka nevojë për pushimin e gjunjëve.
Ata nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitjet e skuadrës për ndeshjet kundër Lituanisë në Prishtinë këtë të premte dhe kundër Hungarisë në Debrecen të dielen.