Mesfushori danez Cristian Eriksen është rrëzuar pa ndenja në tokë në minutën e 43-të të takimit.
Për më shumë se dhjetë minuta ekipi mjekësor i danezëve i qëndruan mbi kokë duke i bërë edhe reanimacion kardiopolmonar.
Momente ankthi te lojtarët e Danimarkës që e rrethuan lojtarin, duke mos lejuar që të shiheshin ato pamje.
Ende nuk ka ndonjë komunikim zyrtar për gjendjen e lojtarit të Interit që sipas mediave të huaja mund të ketë pësuar atak kardiak.
Ndeshja është ndërpre dhe lojtarët e të dyja ekipeve shkuan në zhveshtore