Erling Haaland është shpallur lojtari më i mirë në Premierligë për sezonin 2022/23, që është edhe sezoni i tij debutues me Manchester Cityn.
22-vjeçari u votua si lojtari më i mirë i sezonit nga tifozët, kapitenët e 20 klubeve të Premierligës dhe një panel ekspertësh të futbollit.
Norvegjezi ka shënuar 36 gola në kampionatin anglez në vetëm 35 paraqitje, duke regjistruar kështu një rekord për më së shumti gola brenda një sezoni.
Ai gjithashtu ka kontribuar me tetë asistime, si dhe ka ndihmuar Man Cityn për titullin e tretë radhazi të kampionit, teksa ai me skuadrën e tij është edhe në finale të Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se ditë më parë Haaland e fitoi edhe çmimin “Futbollisti i Vitit” nga FWA.
Ai gjithashtu është i nominuar edhe për çmimin e më të mirit që do të ndahet më vonë nga PFA – Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.
It had to be him!@ErlingHaaland is your @EASPORTSFIFA Player of the Season 🤩#PLAwards | @ManCity pic.twitter.com/MxI9cpE8QX
— Premier League (@premierleague) May 27, 2023