Ermal Fejzullahu: I gatshëm ta shkrij gjysmën e pasurisë sime që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

Prishtinë | 30 Kor 2025 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka qenë së fundmi i ftuar në podcastin “Flet” me gazetaren Ilnisa Agolli, ku foli hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës së tij personale.

Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje që ngjalli kuriozitet:

“Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë të dytë? Për kë, për çfarë?”

Përgjigjja e Ermalit ishte e menjëhershme dhe e ngarkuar me emocion.

“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”, deklaroi ai.

Të ngjashme