Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka vendosur që t’u vijë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ai ka njoftuar se së bashku me babanë e tij, Sabri Fejzullahu, kanë të lirë shtëpinë e tyre për një familje 6-anëtarëshe, si dhe ka ndarë 100 000 euro për të prekurit nga tërmeti.
“Ne rrimë gjithmonë pranë trungut tënd Nanë Shqipëri. Me zemër ua lëshoj shtëpinë time një familje prej 6 anëtarësh, vëllezërve e motrave të gjakut tim. S. Fejzullahu”, thuhet në postim.
Nga ana tjetër, Ermali tregon se dhuron 100 000 euro për të dëmtuarit direkt nga kjo fatkeqësi. “Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, shkruan këngëtari krahas fotos ku tregon shumën që ka dhuruar.