Ermal Krasniqi mund të transferohet në Francë

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi është njëri prej emrave më të përfolur në këtë merkato. Pas raportimeve për interesime nga skuadrat arabe e ato jug koreane, tashmë thuhet se Krasniqi mund të transferohet në Francë.

Sipas raportimeve nga mediumi rumun, “Prosport“, skuadra e Clujit ka marrë ofertë zyrtare nga skuadra franceze, Bordeaux, për transferimin e Ermal Krasniqit.

Bordeaux ka ofruar 2 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit, por Cluji ka refuzuar menjëherë ofertën duke kërkuar 3 milionë euro. Megjithatë, negociatat janë duke u zhvilluar dhe francezët pritet ta rrisin ofertën e tyre edhe për një milionë euro për të arritur qëllimin e tyre.

Bordeaux është një ekip i aftë për të paguar shuma të tilla për transferime. Këtë verë ata ka investuar mbi 9 milionë euro për të krijuar një ekip me të cilin do të promovohet në Ligue 1.

Krasniqi është shumë i kërkuar në këtë merkato, teksa për shërbimet e tij skuadra e Clujit kërkon hiq më pak se 3 milionë euro.

Sulmuesi kosovar u transferuar te Cluji në janar të këtij viti, pas performancës fanatstike në garat evropiane me skuadrën e Ballkanit.

Për Krasniqin kanë shprehur interesim skuadrat nga Arabia Saudite si dhe skuadra nga Korea e Jugut, ku trajner është ish-trajneri i Krasniqit te Cluji, Dan Petresku.

Të ngjashme