Humoristi i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, së fundmi ka bërë një shaka në rrjetet sociale me prezantuesen Xheraldina Vula.
Ai ka publikuar një fotografi të Xherit të realizuar në bregdet, duek shkruar në mbishkrimin e saj me satirë se i ngjan më shumë ai asaj se sa djali i vet, Ledri.
“Jam xheloz që Xheraldina (mami Ledrit), e ka bërë Ledrin aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim”, ka shkruar Ermal Mamaqi.
Ndërkohë në një koment poshtë fotografisë ku Xheri i shkruante se ishte duke vdekur së qeshuri, Ermali e ka vazhduar edhe më tej satirën e tij.
“Xheraldina hahaha. Pse më le rrugëve? Pse mbajte më të bukurin nga ne”, ka shkruar në replikën e tij Ermali.
Foto: SC/Ermal Mamaqi/Instagram
Një postim i tillë është shoqëruar me plot të qeshura nga ndjekësit e reperit në hapësirën për komente.