Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, dhe gjithmonë tregojnë sesa shumë e duan njëri-tjetrin.
Së fundmi, i ftuar në “After Party”, teksa iu kërkua që t’i bënte një dedikim bashkëshortes, aktori iu drejtua duke thënë se “nuk mund ta imagjinojë dot jetën pa të”.
Ermal Mamaqi rrëfeu edhe detaje intime nga marrëdhënia e tyre, ku u shpreh se seksi me Amin ka qenë më i mirë pas martese, por pjesa më e mirë, sipas tij, nuk ka ardhur akoma.
Aktori tregoi se është më shumë xheloz se bashkëshortja “pasi Ami nuk ka për çfarë të jetë”, si edhe e dashuron më shumë.
Pjesë nga intervista:
Julian Deda apo Gentian Zenelaj?
Ermal Mamaqi: Julian Zenelaj, i kam të dy si pjesëtarë familje dhe nuk i ndaj dot
Elvana Gjata apo Enca?
Ermal Mamaqi:Të them të drejtën Elvana Gjata është në zemrën time shumë vite më para.
Baba shembullor apo i suksesshëm në karrierë?
Ermal Mamaqi: Besoj që një baba i suksesshëm në karrierë është edhe baba i suksesshëm në shtëpi (qesh)
Vajzat të ngacmojnë më shumë tani që je babi apo kur ishe beqar?
Ermal Mamaqi: Po kur nuk më ngacmonin atëherë kur isha beqar si do më ngacmojnë tani
Je ti më xheloz apo Ami?
Ermal Mamaqi: Unë padyshim, se Ami nuk ka për çfarë të jetë xheloze.
Më shumë e do apo të do?
Ermal Mamaqi: Më shumë besoj se e dua
Gjumin nudo apo me pizhama?
Ermal Mamaqi: Me brekë
Dushin vetëm apo me Amin?
Ermal Mamaqi: Po vetëm
Seksi më i mirë para apo pas martese?
Ermal Mamaqi: Waw, mendoj që pas, por s’ka ardhur akoma pjesa më me mirë
“Viti i Ri 2021” dua të më gjejë me …
Ermal Mamaqi:4 milionë euro në bankë
Bëji një dedikim dashurie live Amit
Ermal Mamaqi: Amarda unë nuk mund ta imagjinoj dot veten time pa ty