Dueti i shqiptarit Ermal Meta me Fabrizio Moro është shpallur Fitues i këtij edicioni të festivalit të Sanremo. Kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut.
Ajo u përzgjodh edhe si kënga me dëgjuar e ditëve të festivalit. Kujtojmë se kënga e Ermal Metës u pezullua nga drejtuesit e festivalit pas akuzave se ajo ishte e vjetër, por më pas e rikthyen në garë.