Ermal Mamaqi është një nga figurat më të njohura të ekranit. Ka arritur të fitojë zemrat e publikut me anë të sensit të humorit që e karakterizon, por kur vjen puna te femra që dashuron Ermali bëhet më romantik se kurrë.
Kujtojmë që moderatori është i martuar me Amarda Toskën dhe së bashku kanë një djalë.
Me anë të një postimi në “Instagram”, ka vendosur të rikujtojë këtë datë të rëndësishme për të dy: “Si 7 vite më parë u martova me këtë gocën, Amarda të dua si ditën e parë”.
Me siguri që Ami është emocionuar tejmase nga këto fjalë. Ata janë një nga dyshet më simpatike të ekranit por dhe në botën e showbizit shqiptar.
https://www.instagram.com/p/BY3a0m0Fyhz/?hl=en&taken-by=ermalmamaqiofficial