Ermali zbulon se kishte bashkëjetuar me Norën: Familjet tona kishin afirmitet

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 12:50 | Nga

Nora Istrefi është një prej këngëtareve më seksi të skenës që nuk gjen veten në media për jetën private, e po ashtu edhe Ermal Fejzullahu.

Nora ka vite që është në maje të skenës muzikore, kurse Ermali gjithnjë është në hap me kohën me bashkëpunimet që ai i realizon dhe i sjell për publikun.

Nora është mjaft e përkushtuar në relacionin e saj me Robertin dhe vajzën Renee, por edhe me kolegët ajo nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet.

Ermali në një intervistë të fundit për lajmi.net ka zbuluar se ka bashkëjetuar me Norën kur ishin fëmijë.

Kjo për shkak të relacioneve të mrekullueshme mes dy familjeve.

“Me Norën jemi rritur bashkë. Me Norën kemi jetuardhe në një shtëpi madje kur kemi qenë fëmijë. Familjet tona kanë jetuar së ashku dhe kemi pasur afirmitet”, deklaroi Ermali.

Ermali pati një verë të suksesshme me projektin “Flakë Flakë” dhe performancat në të klubet e njohura shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme