Ermira Mehmeti zbulon vajzën që foli në “bisedën erotike”

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 13:04 | Nga

Deputetja shqiptare, Ermira Mehmeti, pretendon se dikush tjetër ka ka folur në emër të saj, në bisedën e përgjuar me zv.kryeministrin Musa Xhaferi, ku ata dëgjohen teksa përdorin fjalë erotike banale.

“Sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, dhe unë, por edhe Prokuroria Special e Ministria e Brendshme e kemi fotografinë e saj”, ka deklaruar deputetja nga radhët e BDI-së, në Parlamentin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti, përmes një postimi të saj në “Facebook”.

Deputetes Mehmeti muaj më parë iu publikua një audio-incizim në të cilin dëgjohej një bisedë që thuhej se ishte bërë mes deputetes Mehmeti dhe një kolegu të saj nga parti.

Gjuha që u dëgjua në këtë audio-incizim shkaktoi shumë revoltë tek simpatizantët e deputetes shqiptare.

“Sot kam vendosur të them disa fjalë lidhur me këtë sulm, që duket se akoma vazhdon. Së pari, është e qartë tendenca që, duke përdorur metodat më të thjeshta të programeve edituese Ermira Mehmeti të shndërrohet në sinonim të ‘shthurjes morale’ të shoqërisë sonë.

Nuk është për t’u çuditur: në një shoqëri maskiliste, me premisa të theksuara të patriarkalizmit dhe logjikës së organizimit shoqëror fisnor ku mashkulli/burri ka fjalën përfundimtare për çdo gjë, një Ermirë është pengesë që duhet eliminuar”, shkruan Mehmeti.

“Rrethanat lehtësuese? Ermirës i ka vdekur babai, ka një vëlla që merret me art, pra jo me politikë, dhe një vëlla që është ndër udhëheqësit e Revolucionit të larmë.

Ajo ka një kushërirë e cila pa ndalur e sulmon BDI-në dhe Qeverinë, dhe ka një familje pa 100 burra (sepse duket se ky është kriteri përcaktues për sukses në politikën tonë aktualisht)! Për më shumë, Ermira është edhe e divorcuar, kështu që terreni për ta goditur në dimensionin moral është perfekt, pa asnjë pengesë!”, ka shkruar deputetja.

Ajo tregon se duke u gjendur pa mbrojtje nga institucionet por as nga subjekti i saj politik, është detyruar që vetë të kërkojë që të bëhet ekspertiza e përgjimit në rrugë private.

“Atë ekspertizë e kanë bërë inxhinierë të zërit nga Maqedonia, Kosova, dhe SHBA-të, dhe është parë qartë se bëhet fjalë për një bisedë të montuar, me qëllim diskreditimin tim”, thotë Mehmeti duke treguar se të njëjtat prova i ka dorëzuar në të gjitha organet e drejtësisë në vend, përfshirë edhe ministra e shefa Policie.

“Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam folur për këtë çështje duke u nisur nga edukata ime dhe përcaktimi se roli im publik nuk është për t’ia prishur jetën askujt, aq më pak ndonjë vajze apo femre.
Por, sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, dhe unë, por edhe Prokuroria Special e Ministria e Brendshme e kemi fotografinë e saj”, shkruan deputetja Mehmeti, duke shtuar se nuk ka dyshim se qëllimi i kësaj fushate ka qenë dhe ngelet largimi i saj nga skena politike.

“Kjo nuk është politika që unë di ta bëj, nuk është politika që e kam mësuar, dhe nuk është politika në të cilën do të vazhdoj të jap kontribut. Prandaj, do të kërkoja që të ndërpritet fushata kundër meje dhe të lihet e qetë familja ime”, ka përfunduar Mehmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme