Ermira Topalli, për arsye familjare, ka munguarnjë kohë të gjatë në shtigjet e garave, por ajo u rikthye të dielën, madje në mënyrën më të mirë.
Ermira ka fituar në garën e tretë në disiplinënauto sllallom me vetura elektrike, duke dëshmuar se nuk e ka harruar zanatin.
“Fillimisht jam e kënaqur që jam kthyer në gara, e sigurisht edhe për fitoren. Gara ishte e mirë, sipër nga organizimi, ashtu edhe për ngakonkurrenca.
Anëtarja e AK Ferizajt, deri te fitorja arriti me kohën e përgjithshme 01:08.582 minuta, pa asnjë penallti.
Në pozitën e dytë u rendit anëtarja e EurogomaRT, Dashurie Sefa (01:12.046), ndërsa nëpodium u gjend edhe Eriona Çoçaj (01:12.957) e të njëjtit klub.
Pas tyre u renditën: Shqiponjë Hoxhaj, FjollaSkeja, Arjeta Rysha dhe Samire Jupolli.
Eurogoma RT, AK Ferizaj e N/A ishte renditjanë konkurrencën ekipore.
Genc Macula fitues i garës së tretë
Pas dy vendeve të treta në dy garat e para, Genc Macula është fitues i garës së tretë nëkampionatin e sivjetmë në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike.
Anëtari i Eurogoma RT pati kohën e përgjithshme prej 01:06.273 minuta.
“Ndryshe nga garat e kaluara, kjo e sotmja ishtemë interesante, pasi është bërë ‘pasqyrë’ konfigurimi i shtegut. Gara ishte më e shpejtë, më fluide, për shak që disa prej portave ishin mëtë gjera dhe na lejuan të rrezikojmë më tepër e njëkohësisht të kemi më shumë adrenalinë. Sot isha në garë me veten dhe të dyja vozitjet ishintë përafërta me të qindtat e sekondës. Konkurrenca ishte e mirë, sidomos me Visarin (Gjikollin) dhe po shpresoj që kështu të jetëedhe në garën e fundit”, ka thënë Macula pas fitores.
Edhe në dy pozitat tjera që sigurojnë podiumin u gjendën anëtarët e Eurogoma RT, Visar Gjikolli(01:07.214) dhe Lis Paliçaku 01:07.241).
Florent Blakçori, Unik Ramadani, AllmirSuhodolli e Baran Karabeg ishin garuesit që u renditën në pozitat pasuese.
Në plasmanin ekipor, e para doli Eurogoma RT, e pasuar nga AK Ferizaj e DTM