Futbollisti Eros Grezda nuk është duke shkëlqyer në fushat e blerta, por në fushën e dashurisë duket se po i ecën siç është më së miri.
Pas ndarjes nga modelja Oriola Marashi, në “rrjetën” e tij ka rënë një tjetër bukuroshe.
Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë tashmë është në një marrëdhënie me këngëtaren Ajsel Abazi.
Ata kanë publikuar në Instagram me njëri-tjetrin, duke mos u fshehur më as për ndjekësit.