ERTA INVEST e Mustafë Graincës, Pozhegu Brothers dhe Dino Company i bashkohen MARKETIT TË NDËRTIMIT

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarë a jeni gati? Zbritja e madhe e çmimit të banesave kalon përmes Marketit të Ndërtimit, i cili nis javën e ardhshme, më 31 korrik dhe zgjat deri më 2 gusht.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet panairi më i madh i njohur si Marketi i Ndërtimit.

Qytetarët që do ta vizitojnë këtë panair do të kenë mundësi të përfitojnë çmime promocionale nga kompanitë më të mëdha të vendit. Pritjet e organizatorëve janë që në këtë panair të marrin pjesë mijëra veta, e ku synohet të arrihen marrëveshje të shumta të shitblerjes mes qytetarëve dhe kompanive më prestigjioze të ndërtimit.

Marketi i Ndërtimit mbahet në ditët kur edhe qindra mijëra mërgimtarë janë kthyer në vendlindje për pushime verore. Duhet cekur që për herë të parë në Republikën e Kosovës, Ekipi A Managment, i krijuar dhe i përbërë nga ekspertë dhe të diplomuar në universitete prestigjioze amerikane, po sjell brendin ndërkombëtar të MARKETIT të shitblerjes së banesave, shtëpive dhe produkteve tjera, me zbritje promovuese aq të mëdha, e cila nuk ka ndodhur deri më tani në Kosovë.

BANESA, SHTËPI, ARKITEKTURË, NDËRTIM, MOBILIERI, ARTIKUJ BETONI, BANKA, SANITARI, SHËNDETËSI E PUNËS, FASADA, DYER E DRITARE, PRODHIME TË TARRACAVE, ELEKTRIK, PLLAKA E PARKET, NGJYRA, ASHENSORË, PRODHIME METALIKE, NDRIÇIM – janë disa nga artikujt që do të jenë pjesë e këtij Marketi.

Këto janë disa nga kompanitë që do të jenë pjesë e Marketit të Ndërtimit:

Përveç shumë kompanive pjesëmarrëse Marketit sot iu bashkuan edhe ERTA INVEST e drejtuar nga Mustafë Grainca si dhe Pozhegu Brothers e Dino Company.

Të ngjashme