Ervin Mata fshihej në Tiranë, dalin detaje të reja

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Kanë dalë detaje të reja nga vetdorëzimi në polici i Ervin Matës, një ndër protagonistët e ngjarjes së rëndë të 4 tetorit të vitit të kaluar në Tiranë.

Bëhet e ditur se ai është vetdorëzuar mbremjen e djeshme pas negociatave të bëra me policinë.

Sipas njoftimeve paraprake, që nga mbrëmja e 4 tetorit, Ervin Mata fshihej në Tiranë.

Pikërisht më 4 tetor, pas një sherri të ndodhur në një prej lokaleve në zonën e ish-bllokut, mbeti i vrarë Fabiol Gaxhaj, ndërsa u plagosën disa persona.

Në njoftimin e policisë saktësohet se “Ervin Mata është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme