Erzen Rrustemi drejt formës optimale, bëhet gati për sfidat e ardhshme

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Erzem Rrustemi po shkon me hapa të sigurt drejt formës optimale.

Boksieri i njohur kosovar është duke ushtruar intensivisht për t’u rikthyer në formën e dikurshme, shkruan Gazeta Express.

Boksieri i rritur në Zvicër e ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shfaqur fotografi dhe video, të cilat e pasqyrojnë formën e tij dhe ushtrimet që është duke i bërë.

Ai i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, ndërsa po bëhet gati për sfidat që e presin në karrierën profesioniste të boksit.

“Të dashur miq, ju që më jepni forcë dhe që më keni mbështetur gjithmonë! Pas të gjitha analizave që kisha sot, gjendja ime fizike si duket është edhe më e mirë se e prisja edhe vete unë! Jam thjesht i lehtësuar dhe i motivuar që mund të vazhdoj rrugën time më mbështetjen tuaj! Zoti ju bekoftë e ju ruajt kudo që jeni!”, ka shkruar Rrustemi në “Facebook”.

Boksieri kosovar ka pasur karrierë të suksesshme deri tash dhe synon të fitojë edhe tituj në peshat e rënda. 

https://www.facebook.com/BoxerErzenRrustemi/videos/4811249332228222/

Të ngjashme